Procesi i numërimit të votave me postë vazhdon, ndërsa deri tani janë numëruar 66.31% e votave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti votimi.
Megjithatë, ka ndodhur një përplasje mes koordinatorit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lavdim Mehani, dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, për shkak të një fletevotimi, ku nuk është paraqitur partia “Fjala”.
Kurteshi ka kërkuar që fleta të bëhet e vlefshme, ndërsa Mehani e ka cilësuar si të pavlefshme.
Ndiqni detajet, nga gazetarja Sala Gashi, në videon e mëposhtme:


