Lajme

Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan

06/08/2023 09:42
nga:Y I

Serbë lokalë po vazhdojnë të protestojnë në Zveçan, ku një numër më i vogël i protestuesve është grumbulluar sot pranë ndërtesës komunale.

REL raporton se automjetet e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë parkuar pranë ndërtesës së komunës, në rrugën ku gjendet shkolla dhe ku është e vendosur një tendë.