Lajme

Numër i madh ushatrësh të FSK-së dhurojnë gjak

06/20/2018 15:59
nga:Gazeta Blic

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ka organizuar javën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Kjo javë ka nisur më 18 dhe do të përfundojë me 22 qershor.

Këtij aksioni vullnetar iu bashkuan shumë pjesëtarë të FSK-së, qytetarë të shumtë, kalimtarë të rastit, por edhe grupe të organizuara që me vullnetin e mirë i ishin përgjigjur këtij aksioni, njofton Ministria e FSK-së, përcjell Klan Kosova.

“FSK-ja, si çdo vit edhe këtë vit e ka mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me mjete logjistike. Në sheshin “Nënë Tereza” ka ngritur një tendë për të gjithë vullnetarët që dhurojnë gjak”.

“Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, të cilët edhe përgjatë vitit në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak. Qindra doza gjak grumbullohen nga këta pjesëtarë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës”.