Argjentina do të sfidojë Francën ditën e nesërme, teksa do të kërkojnë të ngrenë trofeun në stadiumin “Lusail”.
Në prag të ndeshjes, trajneri Lionel Scaloni ka dalë në një konferencë për mediat.
Ai u shpreh se skuadra është gati për këtë ndeshje që mund t’i fusë në histori, por në anën tjetër vuri në pah faktin se Franca nuk ka vetëm Mbappe, por dhe shumë lojtarë të tjerë prej të cilëve duhet shumë kujdes.
“Ne kemi tifozët më të mirë në botë dhe ata e meritojnë këtë gëzim.Të jesh kaq pranë trofeut është një emocion që e ndjejnë të gjithë në Argjentinë, Jemi të lumtur që ne jemi arsyeja e gëzimit të tyre dhe do të bëjmë më të mirën tonë për ta. Jemi gati ta shijojmë këtë moment dhe të hyjmë në histori. Ne e përgatisim ndeshjen tonë duke u bazuar tek kundërshtari, tek mënyra se si ne mendojmë se ata do luajnë përballë nesh. Nëse kjo është ndeshja e fundit e Mesit në një Kupë Bote shpresoj ta fitojmë Kupën dhe për të. Duhet ta shijojmë këtë moment. Luan Franca dhe Argjentina, përtej sfidës Mesi dhe Mbape. Messi është në gjendje të mirë, por mos të harrojmë se të dyja ekipet kanë shumë lojtarë me cilësi që mund të vendosin ndeshjen krahas këtyre të dyve: Si do e ndalim Mbapenë? Do jetë më shumë një punë ekipore sesa individuale, kjo vlen jo vetëm për Mbape pasi Franca ka shumë lojtarë të mirë. Mbape është ende i ri dhe jam i bindur se do të përmirësohet akoma dhe më shumë. Synimi ynë ka qenë që të besojmë tek projekti që nisëm me një skuadër që sjell gëzim për popullin tonë dhe kjo u realizua”, përfundoi Scaloni.