• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nuk u lejua t’i hynte garës, Faton Bislimi flet për “Expose”: Kjo është e ardhmja ime në politikë

11/26/2023 21:07
nga:Gazeta Blic

Në këtë Kuvend nuk u lejua që garës t’i hynte as kundërkandidati i Abdixhikut, Faton Bislimi. Arsyetimi ishte i thjeshtë- nuk e lejojnë rregullat statutare, duke bërë kështu që Abdixhiku të votohej pa kundërkandidatë, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, vetë Bislimi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se mos lejimi i kandidimit të tij, është anti statutit.

Bislimi ka theksuar se Abdixhiku është dashur të lejoj zgjedhjet ashtu sic e parasheh statuti, ku të dy kandidatët do t’i nënshtroheshin procesit zgjedhor.

Megjithatë, ai ka shtuar se angazhimi i tij në LDK do të vazhdoj.

Besimi im vazhdon të jetë që demokracia është bazament në të cilin ndërtohet një themel i fuqishëm sidomos i një partie politke e cila ka për qëllim ofrimin e një alternative më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës karshi alternativave e mundësive që ata i kanë sot tek partitë e tjera”, thotë ai.

“Vazhdojë me besu që përfaqësimi i disa partive poltike është shumë më i majtë sesa i LDK-së, poashtu LDK e ka pas një rast unik që të rikthehet tek vlerat e veta që në boshtin e tyre kurrizorë politik e kanë pas një lloj djathtizmi kombëtar-shqiptar që na shërben neve, e mbi të gjitha qytetarëve të Kosovës, nesër”

Sa i përket Kuvendit, ai ka theksuar se vendimet e delagatëve janë të respektueshme. Por, shton ai, se mos-lejimi i kandidaturës ka qenë vendim anti-statutar.

“Do të kishte qenë më mirë sikur ne t’i nënshtroheshim procesit zgjedhor në kuti, me votim të fshehtë, ashtu edhe siç e përcakton statuti i LDK-së. Përtej kësaj, LDK ka pasë lëshimet e veta, por një gabim në kuadër të procesit politik nuk duhet të jetë fundi i angazhimit politik. Angazhimi im politik për LDK-në do të vazhdojë, mësimi më i madh që ne duhet të marrim nga LDK-ja është urtësia që Ibrahim Rugova e ka pasë. Atributi më i rëndësishëm i tij ishte përafrimi e jopërjashtimi që është bërë në Kuvendin e fundit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit