Sporti

Nuk pranohet kërkesa, finalja e kupës së Gjermanisë zhvillohet pa tifozë

06/18/2020 10:35
nga:M K

Tashmë është zyrtare. Nuk do të ketë tifozë të pranishëm në duelin final të kupës gjermane, të njohur ndryshe si DFB Pokal.

Kështu njoftoi mbrëmë një nga dikasterët e federatës gjermane, që konfirmuan se morën përgjigje negative nga senati i Berlinit, aty ku edhe e adresuan kërkesën, përcjell GazetaBlic.

Në përgjigje thuhet se ngjarjet sportive me më shumë se 1000 njerëz në vend janë të ndaluara deri më 30 Gusht, andaj kërkesa për praninë e 5000 tifozëve në finale me 4 Korrik në stadiumin e Herthas, nuk ka asnjë bazë ligjore.

Kësisoj, Bayerni i Mynihut dhe Bayeri i Leverkusenit do ta kërkojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin gjerman, pa ndihmën e shikuesve.

/GazetaBlic/

07/30/2020 21:24

Për 4 javë, 303 raste të infektimit në Kosovë u raportuan nga të kthyerit në Gjermani