Lajme

“Nuk po më zë gjumi natën”, Vuçiq flet për krizën energjetike në Serbi

10/22/2021 15:09
nga:M K

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke zënë gjumi natën.

“Unë nuk fle natën, nuk do të zgjidhim asgjë lehtë, do të kemi probleme me çmimin e të gjitha burimeve të energjisë”, tha Vuçiq sot.

Kemi një situatë të tmerrshme energjetike, vëren ai dhe shton se çmimi i energjisë elektrike në bursë është 229 euro për megavat, raporton media serbe.

Bisedimet me Putinin janë në vijim, të cilat janë gjithmonë të pasigurta,” tha ai.