Sporti

“Nuk po folim më për të”, Carvajal u nervozua kur u pyet nga gazetarët në lidhje me transferimin e Mbappe tek Real Madridit

07/30/2023 08:47
nga:Lorik J

Reali humbi ndaj rivalit të madh Barcelonës me rezultatin 3:0, ndonëse Carvajal ende beson se mund të nxirren përfundime pozitive. Reali kishte mbi 25 goditje në portë, dhe pesë herë goditi kornizën e kundërshtarit, por nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Rastin më të mirë e pati braziliani Vinicius Junior në minutën e 20-të, por ai nuk arriti të konkretizojë penalltinë. Ai mori përgjegjësinë mbi vete tani që Karim Benzema është larguar, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Carvajal u pyet për Kylian Mbappe, francezin që është i lidhur fort me Realin, por kapiteni u përgjigj shkurt:

“Ne nuk po flasim për Mbappe apo dikë tjetër. Ne jemi ata që jemi këtu tani. Ne jemi Real dhe po flasim vetëm për Real”.

Pas kësaj përgjigje, ai është fokusuar tek vetë ndeshja me Barcelonën.

“Një ndeshje kërkuese. Rezultati përcakton suksesin, por ne bëmë shumë gjëra mirë. Skuadra po përshtatet me sistemin e ri, por ka përfundime pozitive. Nuk duhej të pranonim dy golat e fundit”, tha spanjolli duke shtuar:

“Në fund, ndeshjet mes Barcelonës dhe Realit janë gjithmonë me intensitet të lartë. Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport