Sporti

Nuk përjashtohen prurjet e reja, ja kur pritet të dërgohen ftesat për lojtarët e kombëtares së Kosovës

08/20/2019 18:47
nga:M K

Kosova, muajin e ardhshëm, gjegjësisht me datën 7 Shtator do ta ketë ndeshjen kryesore të këtij cikli kualifikues, pasi me një fitore eventuale, vetëm sa do t’i afroheshim ëndrrës së madhe të pjesëmarrjes në EURO2020.

Gjithsesi, dueli i rradhës nuk do të jetë i lehtë për kombëtaren tonë duke u bazuar në lëndimet e shumta, ku i fundit është ai i Rashicës, shkruan GazetaBlic.

Ende nuk dihet se kë do ta ftojë selektori Challandes për dy ndeshjet e Shtatorit, derisa menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, në një prononcim për Gazeta BLIC, nuk e mohoi mundësinë e prurjeve të reja.

Në pyetjen se a do të ketë ndonjë përforcim i ri pas Florent Musliajt, Shala nuk mohoi asgjë, duke thënë: “Për momentin nuk mund të them asgjë sa i përket kësaj çështjeje”, derisa foli edhe kohën se kur futbollistët do t’i pranojnë ftesat:

“Ftesat do t’ua dërgojmë javën e ardhshme”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë risi në përfaqësuesen “verdhë e kaltër”, sidomos tani kur priten ndryshime të shumta pas lëndimeve që po e lënë të hendikepuar Kosovën.

/GazetaBlic/

09/21/2019 17:36

Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë