Sporti

Nuk njeh rival: Skuadra e njohur kosovare sot fitoi 10:0

11/01/2019 19:33
nga:M K

Skuadra e vashave, Mitrovica vazhdon me formën fenomenale.

Kampionia aktuale kosovare, që ka përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ka shënuar një fitore tjetër të thellë, që duke u bazuar në të kaluarën, me plotë gojë mund të themi se ishte vetëm një fitore rutinë, shkruan GazetaBlic.

Mitrovica mposhti Malishevën me hiç më pak se dhjetë gola dallim, madje duke mos pësuar asnjëherë.

Kujtojmë se vashat “zigjelbër” arritën të kualifikoheshin në 32 ekipet më të mira në kontinentin e vjetër.

Mbetet të shihet nëse këtë gjë do ta arrijnë edhe në edicionin e ardhshëm, kur kemi parasysh faktin se është konkurrenti i vetëm për ta fituar titullin në elitën e futbollit femëror në vendin tonë.

/GazetaBlic/

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve