Lajme

Nuk nis kompensimi i orëve në arsim as këtë javë

03/15/2019 21:31
nga:A. R.

I kërkoi të ndërpresë fjalimin ani se i dha leje për të marrë fjalën.

Në këtë situatë kryesuesi i komisionit parlamentar për Arsim, Ismail Kurteshi u gjend të premten teksa nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala tentoi të fliste jashtë temës për të cilën u thirr.

Dikush edhe foli jashtë.

E kjo ndodhi krejt në fund të takimit të komisionit parlamentar për arsim që I bëri bashkë ministrin Shqyri Bytyqi dhe drejtuesit e SBASHK-ut, për ta zgjidhur çështjen e zëvendësimit të orëve të humbura, pas grevës së mësimdhënësve.

Nikoqirët e takimit kishin besuar se me ndërmjetësimin e tyre do të merrte një epilog kjo temë derisa mysafirët nuk ua dëshmuan të kundërtën.

Ministri Shyqiri Bytyqi tha se vendimi mbetet në fuqi që orët të kompensohen.

Megjithatë kreu i arsimit ra dakord me një propozim të komisionit parlamentar që dhe këtë të shtunë të mos ketë zëvendësim të orëve të humbura.

12/02/2019 20:02

Tiranë, mësimi rinis më 6 Dhjetor