Lajme

Nuk “ndalet” Sali Berisha, vjen paralajmërimi për Edi Ramën: Ky uragan nuk ndalet më

12/20/2021 19:27
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në protestën e organizuar sot në Tiranë, ka dhënë, siç e quajti ai, një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, për qasjen e tij karshi zhvillimeve me shqiptarët.

Në adresimin e tij përballë protestuesve, Berisha u shpreh se kjo mbetet vetëm e para, karshi serisë së pafundme të protestave të tjera, siç tha ai, “deri sa ta çlirojnë Shqipërinë nga narkoshteti’’.

”Ne këtu jemi, mijëra e mijëra qytetarë të lirë. U mblodhëm me një thirrje të shpejtë, por në dy muaj, ne arritëm të rimëkëmbim, të rivendosim në piedestal monumentin madhështor të prularizmit që e mori peng Edi Rama”.

”Ky uragan, ky ortek, nuk ndalet më. Ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo, mos guxo t’i dalësh para, mos mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të shtypësh shumicën. Se mjerimi të pret. Ne nuk ka forcë të plotë që na ndalon në rrugën tonë”.

”Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera, deri sa ta çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti. Të rikthejmë votën, të rikthejmë shpresën te populli shqiptar”.