Lajme

Nuk ndalet Ramush Haradinaj: “Godet” sërish Avdullah Hotin e Skender Hysenin

09/07/2020 21:45
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vërejtje për performancën e kryeministrit Hoti.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka qenë kritik me mënyrën se si është sjellë kryeministri Avdullah Hoti pas marrëveshjes në Uashington.

“Mendoj se kryeministri Hoti dhe zoti Hyseni janë ka sillen me një komoditet të tepruar. Vetëkënaqësi të tepruar. Ata janë ka sillen me një vetëkënaqësi që nuk e di ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshojnë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën…Sigurisht se po sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovës”, tha kryetari i AAK-së, përcjell Telegrafi.

“Zbardhet” Drafti i Marrëveshjes së Washingtonit kishte emërtimin “Republika e Kosovës” – u kundërshtua nga Serbia

“Ka edhe prej atyre që po ja rrahin krahët tash kryeministrit, por kur ai të është në pozitë të ngushtë ata nuk do t’i qëndrojnë pranë”, shtoi ish-kryeministri.

Haradinaj megjithatë ka thënë se marrëveshja në Uashington nuk ka qenë hap mbrapa për Kosovën.

“Përkundrazi ka qenë një zhvillim shumë i mirë për Kosovën. Sidomos njohja nga Izraeli”.

I pari i AAK-së ka thënë se lënia e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj jashtë takimit në Bruksel nuk do të jetë veprim i mirë për brezat.

“Me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa kam folur sot dhe ka qenë korrekt. Por kjo nuk mjafton”, tha Ramush Haradinaj.

09/20/2020 10:07

Haradinaj: Spektakli dashakeq i Dosjeve po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar kundër drejtësisë