Lajme

Nuk ndalen reagimet mes VV-së dhe LDK-së – Murati i ka dy fjalë për Abdixhikun

12/03/2019 23:29
nga:A. R.

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LVV-së, Hekuran Murati, i ka reaguar zyrtarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nëse partia e Kurtit e ka përnjëmend koalicionin, atëherë le të ketë respekt ndaj tyre, përcjellë Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, Murati ka thënë se “njëmend e kemi”, teksa ka shtuar se përkundër që VV është fituese, janë pajtuar që të ndahen përgjegjësitë përgjysmë.
Murati ka potencuar se LDK ka zgjedhur e para ministrinë që ajo dëshiron ta ketë.


Njëmend e kemi!

Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5.

Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju.

Madje edhe zgjodhët të parët.

Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!

A po dështon koalicioni VV-LDK?! – Abdixhiku i reagon ashpër Konjufcës