Sporti

Nuk ndalen lajmet e këqija për Barcelonën, mësohet sa do të mungojë Suarez

08/17/2019 11:40
nga:M K

Lionel Messi nuk ia doli të ishte i pranishëm në ndeshjen e humbur kundër Atletiko Bilbaos me rezultatin 1-0, ndërsa u dëmtua dhe sulmuesi kryesor Luis Suarez.

Ai kreu të gjitha analizat mjekësore dhe Barcelona doli me një komunikatë për shtyp për të konfirmuar dëmtimin muskulit të këmbës së djathtë.

Katalanasit nuk tregojnë se sa pritet të mungojë Suarez, por mediet spanjolle bëjnë me dije se trajneri Ernest Valverde nuk do ta ketë të gatshëm për 3 deri në 4 javë.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme, kur edhe pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht mungesa e uruguaianit.

Kujtojmë se mbrëmë, pikërisht mungesa e Messit i shkaktoi Barcelonës probleme ndaj “baskëve”, takim të cilin në fund edhe e humbën.

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit