Sporti

Nuk ndalen incidentet në futboll, sulmohet referi në Hogosht, ndërpritet ndeshja Kika-Vushtria

04/27/2024 17:10
nga:Mergim Rreci

Ndeshja në Hogosht mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë kur po luheshin minutat e fundit.

Kjo pasi që është sulmuar gjyqtari kryesor i ndeshjes është sulmuar, mëson Gazeta Express.

Gjyqtari është sulmuar nga futbollistët vendas rreth minutës së 80-të të takimit.

Atje po luheshin minutat e fundit, teksa Vushtrria ishte duke avancuar me rezultat 1:2.