Lajme

Nuk mund të ‘përmbahet’ Haki Abazi, e akuzon rëndë LDK-në: Tash e kuptova pse nuk është zbardhur as edhe një vrasje e zyrtarëve të kësaj partie

03/24/2020 21:02
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka drejtuar akuza të rënda ndaj LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se tash e ka kuptuar pse ende nuk është zbardhur asnjë vrasje e zyrtrëve të LDK-së.

“Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opcion kanë votuar votuesit”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Gjithëmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë.

Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK.

Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opcion kanë votuar votuesit!

Ambasadori amerikan Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

 

05/19/2020 12:29

Alma Lama i reagon Haki Abazit: “Mjerë Kosova kë e ka në krye”