BLIC.TV

‘Nuk mund ta besoj që ky politikan në Kosovë, është kundër shkëmbimit të territoreve’

02/01/2019 23:03
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda është shprehur i habitur aq sa nuk mund ta besojë se i pari i LDK-së, Isa Mustafa është kundër shkëmbimit të territoreve, shkruan GazetaBlic.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka thënë se është fatkeqësi që Mustafa nuk e ka marrë veten prej sëmundjes të cilën e ka sepse thotë se mungojnë zërat, njerëz të cilët janë në moshë, janë gjatë në politikë, por të cilët janë fort kundër (shkëmbimit të territoreve).

Isa Mustafa është aq kundër shkëmbimit të territoreve, sa s’mund ta besojë. Do të thotë, si kryetar i LDK-së ai nuk e lejon LDK-në të ndërrojë pozicion.

Do të thotë, Isa është personalisht kundër. Është fatkeqësi që nuk është 100%, nuk e ka marrë veten prej sëmundjes të cilën e ka sepse neve na mungojë edhe këta zërat, njerëz të cilët janë në moshë, janë gjatë në politikë, por të cilët janë fort kundër (shkëmbimit të territoreve).

Tash, unë mendoj që edhe ideja e tyre për një Qeveri të gjitha partive politike ka të bëjë me atë se aty si shumicë e partive politike jemi kundër edhe e bëjmë presionin kundër heqjes së Veriut.” – është shprehur Deda në “BlicInterview”.

/ © GazetaBlic /

07/25/2019 21:50

Deda: Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nuk ka më asnjë kompetencë në Qeveri