Fit&Sexy

‘Nuk kemi nevojë për edukim seksual, e kemi pornografinë’

04/21/2019 18:24
nga:FL.B

Në mungesë të edukimit seksual, të rinjtë indianë po shikojnë materiale pornografike për të mësuar për seksin dhe kënaqësinë.

Mësimi i parë që Imran Azmi, 27-vjeçar, duhej ta fuste në kokë ishte që marrëdhënia intime në treshe nuk është zbavitëse. Koncepti i gabuar i ishte krijuar përmes shikimit të materialeve pornografike.

“Unë mësova se një nga gjërat që u pëlqen më së shumti femrave është lëpirja e organit të tyre gjenital nga mashkulli”, thotë ai. Këtë e kishte mësuar në vitin 2014, kur ishte takuar me një vajzë, shoqja e së cilës ishte kureshtare. Azmi e kishte zbuluar pornografinë kur ishte në klasën e tetë. Atij i kujtohet koha kur kërkonte në internet fotografi të Pamela Andersonit.

Udita Chakrabarti, 29-vjeçarja që veten e identifikon si biseksuale, kishte shikuar për herë të parë materiale pornografike kur i kishte 18 vjet. “Nuk e kuptova çfarë po ndodhte”, thotë ajo. Dy vjet më vonë, ajo shikonte filma pornografikë në laptop kur prindërit ishin duke fjetur.

Për gjeneratën e të rinjve indianë, materialet pornografike i kanë dhënë formë edukimit të tyre seksual. Fakti që indianët shikojnë shumë materiale të tilla nuk ka qenë sekret. Sipas statistikave të një faqeje pornografike, shikimi i pornografisë në këtë shtet është rritur për 75 për qind gjatë vitit të kaluar. Deri në vitin 2022, pritet që numri i përdoruesve të telefonave të mençur në Indi të shkojë në 442.5 milionë, duke ua mundësuar të rinjve qasjen më të lehtë në internet dhe në këso materialesh.

Siddharth Agrawalit, 21-vjeçar, iu nevojitën disa vite që ta kuptojë se pornografia po ndikon në qëndrimin e tij ndaj vajzave. “Gjatë pjesës më të madhe të kohës besoja se vajzat tërhiqen nga loja e ashpër dhe e egër, por në realitet nuk është ashtu. Jo të gjitha vajzat e pëlqejnë një gjë të tillë”, tha ai.

Kur pornografia përdoret nga adoleshentët si udhëzues për mënyrën e kryerjes së marrëdhënieve intime dhe kur ata marrin shënime nga këto materiale, është e kuptueshme që kjo gjeneratë do ta shtrembërojë të kuptuarit e seksit dhe kënaqësisë, shkruan “Vice”./Express