Lajme

“Nuk kemi më mundësi”- Momenti kur Konjufca nuk ia jep fjalën Haki Abazit në Kuvend!

11/23/2021 20:37
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së djeshme në Kuvend nuk ia ka dhënë fjalën deputetit të VV-së, Haki Abazit.

Konjufca nuk ia ka dhënë fjalën Abazit me arsyetimin se nuk ka mundësi.

E në seancën e sotme të Kuvendit, Abazi nuk mori pjesë fare.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet duke përmendur disa faktorë që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.

“Haki je paraqit po s’po e di për çka. Haki ajo ka qenë kundër replikë nëse ta ka përmend emrin tani nuk kemi më mundësi. Faleminderit” thotë Konjufca në Kuvend.

Pakënaqësi në VV: Haki Abazi i bënë publike ankesat e tij, nuk merr pjesë në seancën e sotme