Lajme

“Nuk kemi as kohë dhe as para për të shkuar në zgjedhje”

03/09/2018 19:03
nga:M H

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova nuk ka as kohë e as para për të humbur, që të shkojë prapë në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

“Kemi një dinamizim të shumë proceseve, jemi duke bërë një punë shumë të mirë”, tha Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nuk mendoj që është koha për zgjedhje”.

“Është koha që ne të punojmë, që qytetarët të shohin zhvillime sidomos në sektorin ekonomik”.

“Nuk kemi kohë e as para për të humbur që të shkojmë prapë në zgjedhje”.

Ministrja insistoi se ka një koordinim shumë të mirë mes partive në koalicionin qeverisës, dhe se vendimet nuk po ngecin.

“Kemi një koordinim shumë të mirë, një bashkëpunim shumë të mirë”.

“Kemi një program qeveritar që po vazhdon”.

“Nuk ka ngecje të vendimeve”.

“Brenda pjesës së parë të vitit, deri në qershor do të arrijmë t’i përmbushim një pjesë të madhe të rekomandimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe agjenda evropiane e reformave”.

“Jemi duke funksionuar shumë mirë, ka koordinim shumë të mirë në mes të qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës”.

Hoxha shprehu besimin e saj se qeveria aktuale do të mbahet mend si qeveria që ua ka mundësuar lëvizjen e lirë kosovarëve.

“Jam optimiste që do të mbahet mend për mundësimin e lëvizjes së lirë”.

“Do të ishte dhurata më e mirë që do t’ua jepnim qytetarëve në përmbylljen e dekadës së parë të pavarësisë”.

06/18/2018 14:40

Ministri serb: Shqiptarët do ta pranonin ndarjen e Kosovës para vitit 1999