Sporti

“Nuk ke nevojë t’i japësh instruksione Cristiano Ronaldos”

05/22/2020 15:23
nga:M K

Trajneri aktual i Evertonit, Carlo Ancelotti ka folur lidhur me situatën aktuale në futboll dhe gjëra të tjera lidhur me sportin në përgjithëse.

Mes shumë çështjesh të përmendura, ai nuk ka nguruar të flas edhe për ndoshta lojtarin më të mirë që ka drejtuar, Cristiano Ronaldon, përcjell GazetaBlic.

Ancelotti ka thurrur elozhe për portugezin, ndërsa ka shtuar se futbollistëve si ai nuk ka nevojë t’u japësh instruksione.

“Mendoj se kur je trajner, ti provon të arrish ta drejtosh një herë Real Madridin. Kalova dy vite atje dhe janë të paharrueshme, sepse mendoj se është klubi më i mirë në botë, edhe për imazhin që kanë nga jashtë.

Kudo që shkonim, në secilin vend, kishte shumë njerëz atje që donin të na shihnin, përkrahnin, kështu që ishte e paharruar.

Për lojtarët si Ronaldo, të cilët shënojnë në çdo ndeshje, nuk ka nevojë t’iu japësh instruksione”, ka thënë mes tjerash Ancelotti.

/GazetaBlic/

08/11/2020 22:21

Interesante – Ronaldo pagën afro 20 herë më të madhe se të Pirlos