Sporti

Nuk kanë të ndalur rastet me COVID-19 në Angli, e “pëson” edhe klubi i madh!

12/12/2021 18:41
nga:Lorik J

Aston Villa është klubi i fundit i Premier League që vuan nga një shpërthim i Covid-19 në terrenin e tyre të stërvitjes.

Një numër rastesh pozitive u zbuluan mes atyre që punojnë në objektin stërvitor të klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ata që kanë rezultuar pozitivë për virusin, njëri është identifikuar si anëtar i stafit të lojës së Aston Villa.

Si masë paraprake, klubi zgjodhi të anulojë seancën stërvitore të së dielës në Bodymoor Heath.

Ndërsa ndeshja e ardhshme e Aston Villa në Premier League kundër Norwich-it pritet të zhvillohet.

/GazetaBlic Sport