Cult

“Nuk kam frikë të mbes beqare, kam frikë të bëhem me dikë që nuk i plasë për mua”

10/29/2018 12:26
nga:M H

Fatkeqësisht shumë njerëz sot zgjedhin të qëndrojnë në lidhje toksike e të keqe për shkak se frikësohen të jenë të vetmuar dhe të kritikohen nga tjerët. Por, e vërteta është se të qenurit beqare nuk është as frikësuese e as e turpshme, dhe assesi nuk nënkupton se jeni e vetmuar.

Shkruan: Riley Cooper

Këtë e di unë më së miri. Të qenurit beqare ka qenë diçka shumë tmerruese për mu. Por, pasi kam pasur përvojë të hidhur me disa meshkuj që më kanë bërë të ndihem keq për veten, e kam kuptuar se të qenurit e vetmuar nuk është frikësuese më shumë se të qenurit në një lidhje të keqe, transmeton Telegrafi.

E di çfarë do të thotë të lëndohesh, dhe gjëja e fundit që e dua është ta vë veten në një situatë të ngjashme prapë.

Beqaria më ka ndihmuar të mësojë gjëra të mira për veten dhe më ka ofruar shumë mundësi që nuk e kam ditur se ekzistojnë. Më ka dhuruar perspektiva të reja mbi jetën dhe më ka mundësuar t’i eksplorojë thellësitë e brendshme të shpirtit, e gjithashtu më ka mësuar ta duaj veten dhe të zhvillohem vazhdimisht.

Por, nuk dua të keqkuptohem. Nuk jam duke thënë se dashuria është e pavlefshme ose se lidhjet romantike janë humbje kohe, por thjesht tani mund të mos jetë koha e duhur.

Sa më përket mua personalisht, unë mund të them me plot krenari se nuk kam frikë të jem beqare, unë kam frikë të jem me një mashkull të cilit nuk i plasë për mua.

Unë nuk dua të jem me dikë që nuk më lejon të jem vetvetja; nuk dua të shpenzojë kohë në shoqëri të keqe; nuk kam frikë të flejë e vetme, por të zgjohem afër një të huaji; nuk kam frikë të bëjë gabime, kam frikë të jem me personin e gabuar; nuk kam frikë të bëjë dashuri, kam frikë të bëjë dashuri pa u ndjerë e dashuruar; nuk kam frikë nga bisedat, kam frikë të bisedojë me një mashkull që nuk më kupton; nuk kam frikë të qajë, kam frikë të lëndohem; unë thjesht nuk kam frikë të jem beqare, por të jem me dikë që nuk i intereson për mua. /Telegrafi/