Lajme

Nuk ka rrezik për trazira në veri (VIDEO)

01/25/2018 21:25
nga:M H
Driton Gashi është paraqitur para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Shefi i AKI-së ka raportuar rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Por, shumë pak nga ajo çka u tha brenda rreth këtij rasti, doli në publik, njofton Klan Kosova.

Kryetarja e këtij komisioni, Donika Kadaj-Bujupi, tha se është e kufizuar të flasë pasi që rasti është nën hetime dhe se kanë obligim ta ruajnë konfidencialitetin.

Por, megjithatë ajo tha se nuk ka rrezik për trazira në Mitrovicën Veriore, ani pse kishte paralajmërime.

02/24/2018 11:46

Ndryshime të mëdha në biznesin e Mitrovicës