Sporti

Nuk ka paqe për Andrea Pirlon dhe Juventusin, Chiesa ndëshkohet me karton të kuq

10/17/2020 22:12
nga:Mergim Rreci

Po zhvillohet minuta e 65′ në ndeshjen, Crotone – Juventus.

Rezultati vazhdon të jetë 1 me 1, përcjell GazetaBlic.

Simy realizoi për Crotonen nga penalltia, kurse Alvaro Morata barazoi gjithçka poashtu nga penalltia.

Në këtë takim në minutën e 59′ me karton të kuq u ndëshkuar, Federico Chiesa që në debutimin e tij të parë me Juventusin.