Lajme

Nuk ka marrëveshje, VV thotë se nesër ndërhyn QUINT-i dhe BE

01/27/2020 19:59
nga:B. D

Lëvizja Vetëvendosje (VV) zyrtarisht ka njoftuar se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë, shkruan GazetaBlic.

VV ka njoftuar se një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT-it (Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) në Prishtinë, po ashtu edhe shefja e misionit të BE-së.

Ndërsa në njoftim thuhet se kanë mbetur edhe 8 ditë për të arritur marrëveshjen për koalicion VV-LDK, e më pas përfundon afati kushtetues për koalicionin qeverisës.

Ky është njoftimi i plotë i VV-së:

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Lundi 27 janvier 2020