Lajme

“Nuk ka çarje që do mund ta rrezikonte Qeverinë”

10/28/2020 23:52
nga:Sh Xh

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në Interaktiv ka deklaruar se momentalisht nuk ekziston ndonjë çarje që e rrezikon koalicionin qeverisës.

“Pasi ka marrë vendimin që ta shfuqizojë Task-Forcën kryeministri e ka arsyetuar me një angazhim të mëtutjeshëm për një mekanizëm ose instrument tjetër që do të ishte gjoja më i pavarur se ky. Por, unë konsideroj se kjo do të bëhet paraprakisht, para se të ndodhte veprimi”, ka thënë ai.

Isufi ka shtuar se tani është një komunikim i brendshëm edhe ndërmjet ministrit të Drejtësisë edhe kryeministrit e të tjerëve.

“Besoj se veprime të tilla nuk do të lejohen në të ardhmen sepse e dobësojnë funksionimin institucional. E dobësojnë edhe partneritetin. Por, momentalisht nuk ka ndonjë çarje të tillë që do të mund ta rrezikonte Qeverinë”, ka deklaruar Isufi.