Lajme

Nuk ka asnjë pacient të komunitetit serb të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë

03/29/2020 16:19
nga:E Sh

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk është i shtrirë asnjë pacient i komunitetit serb i infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur për klankosova.tv infektologu, Valbon Krasniqi.

“Për momentin ne në Klinikën Infektive nuk kemi ndonjë qytetar të komunitetit serb që është duke u trajtuar”, theksoi Krasniqi.

Më herët u njoftua se dy persona në Mitrovicën e veriut kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Epidemiologu, Aleksandar Antonieviq ka konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se bëhet fjalë për një qytetar nga Mitrovica e veriut dhe një nga Leposaviqi, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

07/06/2020 22:17

Shoferët në Zvicër nuk mbajnë maskë, pas kësaj qëndron një arsye madhore