Lajme

“Nuk jemi të kënaqur me ministrin Abdixhiku”

02/15/2020 00:05
nga:Gazeta Blic

Sekretari në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, ka thënë se s’është i kënaqur me Lumir Abdixhikun, ministër i ri në këtë ministri.

Thotë se nga ai, përfshirë temën aktuale me tenderin për Autostradën për Gjilan, kanë shumë presion.

“Deri tash nuk jemi të kënaqur me ministrin. Thërret drejtorin e nuk e njofton Sekretarin (mua)”, tha Reçica.

Ai pretendon se ka kërkuar të ketë takime me Abdixhikun, por ai s’i është lajmëruar.

“Deri sot s’më ka ftuar në takim, kam kërkuar të takohem me të por s’më ka ftuar”, tha ai.

Betim Reçica i kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut, për tenderin 110 milionësh