Lajme

Nuk i zuri salla – Valdete Bajrami falenderon përzemërsisht të gjithë përkrahësit e Nismës në Gjilan

09/28/2019 21:10
nga:A. R.

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit NISMA/AKR/PD, Valdete Bajrami, ka mbajtur një fjalim para bashkëvendasve të saj në qytetin e Gjilanit.

Në tubimin e NISMA-s në Gjilan, shumë qytetarë kishin mbetur jashtë sallës, për shkak të numrit të madh të personave që ishin të interesuar të merrnin pjesë në të.

E me të përfunduar ky tubim madhështor, kandidatja për deputete e cila garon me numër 12, Valdete Bajrami, i ka falenderuar të gjithë nismëtarët e Gjilanit, të cilët sipas Bajramit, dëshmuan sonte se NISMA tanimë është më e fuqishme se kurrë më parë.

Valdete Bajrami është ndjerë krenare me bashkëvendasit e saj.

Të nderuar bashkëvendas,

Më lejoni që të ju falenderoj që sot por edhe për ditët tjera, vazhdimisht jeni duke na përkrahur anë e kënd Anamoravës.
Sot ju me prezencën tuaj në tubimin madhështor në Gjilan na nderuat, ju sot e dëshmuat se Nisma në Gjilan është më e fuqishme se kurrë më parë dhe ashtu do të dalë edhe me 6 Tetor. Prandaj, falemnderit edhe një herë për përkrahjen që po na ofroni. Shihemi me 6 Tetor në fitoren e madhe të Nismas Socialdemokrate.
Krenare me bashkëvendasit e mi, krenare me rininë tonë dhe me gjithë aktivistët tanë.

Ju lumtë Gjilanas, ju lumtë Nismëtarë👏