Lajme

‘Nuk është zgjidhje prishja me miqtë’

01/09/2018 22:08
nga:M H

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Lumir Abdixhiku, duke folur për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se duhet ruajtur partneritetin me ndërkombëtarët.

“Kur kemi bashkërenduar aktivitetet tona me Bashkësinë Ndërkombëtare, i kemi zgjidhur problemet”.

“Nuk është zgjidhje tash që të prishemi me miqtë”, ka thënë Abdixhiku.

“Për zhbërjen e Speciales – siç janë deklaratat e QUINT-it, çdo ndryshim i marrëveshjes ndërkombëtare nënkupton zmbrapsje të Kosovës dhe prishje të marrëdhënieve”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka thënë se liderët shtetëror tash janë të mbyllur dhe po merren me prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me shtetet perëndimore që kanë ndihmuar në shtetësinë e Kosovës nuk duhet të prishen duke theksuar se edhe ashtu Kosova nuk është shtet i plotë.

“Nuk kemi shtetësi të plotë, nuk kemi ulëse në OBK, nuk kemi relacione të plota me BE”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

12/06/2018 15:36

Mustafa: Vizat duhet t’i hiqen së pari Qeverisë