Sporti

Nuk është Xavi e as Koeman, Barcelona gjen trajnerin e ri

01/13/2020 09:29
nga:N S

Barcelona ka identifikuar një kandidat të ri për postin e trajnerit.

Barcelona ka filluar kërkimin për trajnerin e ri. Ernesto Valverde pritet të shkarkohet sot kurse drejtuesit e klubit katalan janë duke konsideruar emra të ndryshëm për strategun e ri.

“Mundo Deportivo” shkruan se pas Xavit dhe Ronald Koeman, tani Barcelona ka filluar të mendojë për Mauricio Pochettinon, transmeton lajmi.net.

Pochettino është trajner i lirë pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Andaj, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar ta konsiderojnë mundësinë që Pochettino të jetë zëvendësues i menjëhershëm i Valverdes në postin e trajnerit në Camp Nou.

07/01/2020 09:39

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë