Fit&Sexy

Nuk është miqësi, por as dashuri: Situationship, lloji më i ri i lidhjeve

10/11/2020 08:04
nga:N S

Nuk është miqësi, por as lidhje dashurie.

Çfarë është “situationship” fenomeni për të cilin nuk ka fjalë në asnjë gjuhë tjetër të botës.

“Situationship” është një zonë gri e krijuar nga çmenduria e botës moderne, nga aplikacionet e takimeve dhe seksi pa martesë.

“Situationship” është ajo marrëdhënie ku ka seks, por asgjë tjetër. As miqësi, as ndjenjë, asgjë veç seksit.

Kjo lloj marrëdhënie, me shumë mundësi nuk shkon deri në krijimin e një çifti. Ndaj është e nevojshme të mos planifikohet asgjë afatgjatë.

Dy partnerët seksualë nuk janë aty, në momentet më të vështira të njëri-tjetrit. Niveli i besimit tek njëri-tjetri është shumë i ulët, shkruan Cosmopolitan.

Nuk është diçka e shëndetshme, pasi paqëndrueshmëria krijon ankth dhe stres.

Nëse zgjat në kohë ka shanse për më shumë. Po nëse ndodh që të krijojë afeksion vetëm njëri, atëherë rrezikon të zhgënjehet tjetri.