Lajme

“Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!”

06/26/2020 21:46
nga:Gazeta Blic

Anëtarja e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e presidentit Thaçi, pas ngitjes së aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale.

Ajo ka shkruar se nuk është koha për foto nga restorantet, por të jap dorëheqje, raporton Gazeta Blic.

“Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t’i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krime të rënda”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Dorëheqje!
Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!

Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t’i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krime të rënda.

Çdo minutë që kalon e shumëfishon dëmin për Kosovën. Nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.
Kohë për të pritur nuk ka.

Pas kthimit nga Brukseli, Hoti mban konferencë për media

05/06/2020 14:35

Halil Matoshi i kërkon Kurtit ta shkarkojë menjëherë Veljkoviçin