Showtime

“Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, aktorja e famshme bën rrëfinim e papritur: Më bullizuan pas rolit te “Titanic”

01/16/2021 23:34
nga:Gazeta Blic

“Titanic” është pa asnjë dyshim një nga filmat më të preferuar të të gjitha kohërave. Gjithashtu u dha famë të menjëhershme dy protagonistëve kryesorë, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio.

Por për Kate fama që mori nga filmi nuk ka qenë fare e bukur dhe e magjishme. Këtë e ka zbuluar vetë aktorja e famshme e “Hollywood”-it gjatë një interviste për “WTF with Marc Maron”.

Kate ka rrëfyer se pas debutimit në film është bullizuar dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq.

“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, ka rrëfyer Winslet.

“Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, aktorja e

Kjo e fundit ka shtuar se në kohën kur “Titanic”-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.

“Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë”, ka thënë Kate.