Lajme

“Nuk doja që të eskalonte situata”- Arsyetimi i Anton Qunit pse nuk e tha asnjë fjalë kur Albin Kurti kritikoi LDK-në

05/20/2020 18:25
nga:Gazeta Blic

Ministri në detyrë i FSK-së, Anton Quni ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për 100 ditëshin e saj. Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami i kishte reaguar shefit të saj në Qeveri, duke i konsideruar të papranueshme fyerjet e Kryeministrit ndaj LDK’së.

Quni thotë se është ndier i përfaqësuar nga kolegia e tij Bajrami, prandaj nuk i reagoi Kurtit.

“Ne kemi bërë aq shumë punë të mira, sa që unë të isha Kryeministër do të isha marrë vetëm me të arriturat e ministrive. Nuk jemi njerë mirë. Kurti në mënyrë të tërthortë ka aluduar se LDK e ka një peshë të përgjegjësisë për situatën e krijuar”, ka thënë Quni.

“Ministrja Bajrami, pasi ishte e para për treguar punën e saj, e bëri një kritikë me vend që është vlerësu. Në kritikën që e ka bërë ajo, kam qenë e përfaësuar. Nuk isha i interesuar të replikoja”.

Ai tha se nuk ka dashur që të eskaloj situata.

Anton Quni kundër Avdullah Hotit: Kisha preferenca tjera, në mënyrë që të riparohej gjendja në LDK

09/24/2020 09:33

Parashikimi i Shkëlzen Maliqit: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave