Showtime

Nuk di të ndalet! Jon Shala publikon 2 këngë në 1 video -“LOCK DOWN x NGUCAKEQ”

04/05/2021 10:18
nga:Genita C

Jon Shala tani nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Si një djalosh i ri premtues nga Prishtina, ai nuk di të ndalet, teksa ka publikuar dy këngë në një video të titulluara “LOCK DOWN x NGUCAKEQ”, shkruan GazetaBlic.

Këto këngë janë shoqëruar edhe me videoklip unik për të cilin është kujdesur “Teo Cubela”, ndërsa për tekstin vet këngëtari.

“LOCK DOWN x NGUCAKEQ” kanë fillur të pëlqehen shumë shpejt nga publiku.

Në linkun më poshtë, mund të dëgjoni këngët e reja të Jon Shalës.