Sporti

Notat e futbollistëve: Watford – Liverpool

02/29/2020 21:08
nga:M K

U desh të pritej deri në xhiron e 28’të që kampioni evropian, Liverpooli ta shijojë humbjen e parë të edicionit.

Ironia shtohet kur përmendim faktin se u mposht nga Watfordi, skuadër kjo që aplikon futboll të bukur, por që para ndeshjes me “The Reds” pozicionohej në vendin e parafundit, shkruan GazetaBlic.

Në një atmfosferë impozante në “Vicarage Road” vendasit u treguan më të vëmendshëm, teksa i shfrytëzuan në maksimum rastet që iu ofruan.

Senegalezi Ismaila Sarr shkëlqeu duke realizuar dy herë në minutat 54 dhe 60, para se Denney në minutën e 72’të ta vuloste fatin e këtij takimi.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

/GazetaBlic/

05/29/2020 09:37

LAJMI I FUNDIT: Liverpooli nuk luan në “Anfield Road”?