Sporti

Notat e futbollistëve: Venezuela – Argjentina

06/28/2019 23:43
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh edhe ndeshja çerekfinale e “Copa America 2019” mes Argjentinës dhe Venezuelës.

“Gauçosët” fituan me rezultat të pastër 2-0, ku golat i realizuan Lautaro Martinez dhe Lo Celso, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht në minutën e dhjetë, Martinez shfrytëzoi një asistim të Agueros për ta dërguar topin në rrjetë, derisa në të 74-tën, Lo Celso i’a solli golin e qetësisë kampionëve të dyfishtë botërorë.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, vlerësimin e të cilëve mund ta shikoni më poshtë:

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore