U rikthye në Real Madrid me fitore të njëpasnjëshme, por deri sonte.
“Estadio Mestalla” ishte një “ferr” i vërtetë për kampionët aktual evropian dhe posaqërisht Zinedine Zidanen, shkruan GazetaBlic.
Galaktikët u mposhtën 2-1 për të mbetur kështu pesë pikë prapa Atletico Madridit në luftë për vendin e dytë, pasi i pari thuajse tashmë është i Barças.
Guedes në minutën e 35-të dhe Ezequel Garay në të 83-tën mjaftuan për “lakuriqët” që arkëtuan tre pikë tejet të rëndësishme në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Goli i Benzemas në çastet e fundit nuk mjaftoi për madrilenët.
Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shihni më poshtë.
/GazetaBlic/