Sporti

Notat e futbollistëve: Inter – Parma

10/26/2019 20:09
nga:M K

Interi nuk e ka shfrytëzuar si është më së miri dështimin e Juventusit.

Me fitore ndaj Parmës, zikaltërit do të kalonin në vendin e parë, por që nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 2-2, shkruan GazetaBlic.

Pjesa e parë u mbyll 1-2 në favor të mysafirëve nga “Ennio Tardini”, të cilët rikthyen gjithçka pas disavantazhit të parë.

Fillimisht Candreva realizoi në minutën e 24’të, para se tre minuta më pas Karamoh, t’i barazojë shifrat në 1-1. Sikur nuk mjafoi kjo, Parma shënon sërish gjashtë më vonë përmes Gervinhos.

Ndërkaq, me të filluar pjesa e dytë, gjegjësisht në minutën e 51’të, Lukaku shënoi për 2-2, edhe pse pranoi një asist nga Candreva, që duket të ishte në pozitë jashtë loje, por që me ndihmën e VAR’it, gjyqtari e pranoi si të rregullt.Deri në fund, Interi u mundua të bënte diçka më shumë, por që nuk ia arriti dot.

Pas takimit, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër