Sporti

Notat e futbollistëve: Argjentinë – Kili

07/06/2019 23:14
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli për vendin e tretë në “Copa America 2019”.

Në kompeticionin më të madh të futbollit në kontinentin ameriko-latin, kampionët e dyfishtë botërorë, Argjentina, duhet të ndahet e kënaqur vetëm me medaljen e bronztë, shkruan GazetaBlic.

Pas eliminimit në gjysmëfinale nga rivali i përbetuar, Brazili, “gauçosët” fituan ndaj Kilit me rezultat minimal, 2-1, sa për ta ngushëlluar veten për mos arritje të trofeut.

Aguero e Dybala realizuan për “bardhë e kaltërit”, derisa për kilianët shënoi Vidal nga penalltia.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, derisa siç edhe mund ta shihni u vlerësua me notën 7.0, kuptohet për ato minuta sa luajti, pasi u paraqit vetëm 37-të minuta, kur u ndëshkua pa faj me të kuq, në një konfrontim e sipër me Gary Medel.

/GazetaBlic/

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim