Showtime

Nora Istrefi publikon pamje të shtëpisë së saj luksoze

12/07/2018 19:08
nga:L I

Nora Istrefi ka vite që është pjesë e estradës shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja e hitit “Taxi” numëron një sërë projektesh të realizuara, e që shumë prej tyre ndonëse kanë kaluar vite nga lansimi, ato edhe sot dëgjohen ende.

Duke qenë se ka vite që është pjesë e estradës, Nora Istrefi ajo është mjaft e kërkuar për koncerte, si brenda por edhe jashtë vendit.

E koncerte këto që kanë bërë që këngëtarja të ketë një jetë mjaft të mirë, duke qenë se edhe Roberti tani po merret me muzikë.

Në Instagram, ajo ka publikuar pamje nga shtëpia e saj tejet luksoze, teksa ka treguar edhe pemën e Vitit të Ri të cilën e ka dekoruar.