Showtime

Nora Istrefi me plot elegancë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”

01/24/2020 11:53
nga:L I

Ka vetëm një javë që Arbana Osmani ka filluar sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, shkruan GazetaBlic.

E përveç familjeve që ajo i surprizon, nuk mungojnë as të ftuarit të famshëm që janë surprizë po për këto familje.

Këtë të shtunë do jetë këngëtarja Nora Istrefi ajo e cila do bëhet pjesë e këtij emisioni.

Lajmi u bë i ditur nga Arbana Osmani ditën e djeshme, e cila bëri të ditur se këngëtarja gjithashtu do të këndojë këngën e saj të re “Anna”.

Mirëpo, tashmë edhe Nora Istrefi ka konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa ka publikuar dhe fotografi gjatë xhirimeve, ku këngëtarja shfaqet elegante si asnjëherë tjetër e veshur me një kostum ngjyrë të zi dhe me një grim perfekt.

Përveç Nora Istrefit, këngëtarë tjerë që tashmë janë konfirmuar se do jenë pjesë e këtij emisioni janë edhe Ermal Fejzullahu dhe Dafina Zeqiri.

/GazetaBlic