Showtime

Nora Istrefi dhe Mixey publikojnë këngën “As ni gotë”

06/06/2018 18:05
nga:L I

Ka pak ditë që Nora Istrefi dhe Mixey kanë paralajmëruar projektin e ri, shkruan Gazeta Blic.

E ditë pas dite të dy zbulonin pak nga kënga e tyre e cila sapo është lansuar në kanalin Youtube të Mixey-t.

“As ni gotë” titullohet kënga e cila pritet të jetë një hit i verës.

Nora Istrefi në këtë klip shfaqet mjaft joshëse, me veshjen në të zezë.

Muzika është punuar nga Mixey, ndërsa melodia nga Era Istrefi dhe Nora Istrefi, teksti Era Istrefi, Rron Baraku, Yll Limani, ndërsa klipi është punuar nga Entermedia.

10/27/2018 15:38

‘Befason’ Nora Istrefi shfaqet pa grim, ja si duket?