Sporti

Nora Gjakova në gjysmëfinale të Grand Prix Tbilisi

03/29/2019 11:29
nga:M K

Xhudistët kosovarë vazhdojnë me formën e jashtëzakonshme.

Sot ishte radha për Nora Gjakovën, e cila ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Prix Tbilisit, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh komiteti olimpik i Kosovës në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i tyre.

Nora Gjakova🇽🇰 në gjysmëfinale💪 të Grand Prix Tbilisi 2019
+++
Nora Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje🥇 në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë -57 kg. Në çerekfinale ajo mundi vendasen, Eperi Lipertaliani.
I urojmë fat dhe suksese Norës në gjysmëfinale ndaj Sanne Verhagen të Holandës. 👏

#JudoTbilisi2019

/GazetaBlic/

10/24/2019 18:00

Momenti kur Nora Gjakova e përplas për toke xhudisten serbe