Sporti

Nora Gjakova ia sjellë Kosovës medaljen e dytë nga Parisi

02/08/2020 18:40
nga:M K

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka fituar një medalje.

Mirëpo, përderisa Krasniqi fitoi të artën, Gjakovës iu deshë të ndahej e kënaqur me atë të bronztën, e cila megjithatë konsiderohet sukses për xhudisten e re, shkruan GazetaBlic.

Në kategorinë deri 57 kilogram, xhudistja kosovare ishte më e mirë sesa ajo franceze, Sahra Leonie.

Gjakova ishte dukshëm më e etur për fitore, teksa me një “Wazarri” arriti ta fitojë kontekstin për medaljen e tretë për nga rëndësia.

Pikë të reja olimpike edhe për Gjakovën, që do ta ndihmojnë atë në luftë për ta fituar normën olimpike për “Tokyo 2020”.

/GazetaBlic/

01/23/2020 18:27

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Izrael