Sporti

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Izrael

01/23/2020 18:27
nga:M K

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në “Grand Prix Tel Aviv”.

Xhudistja kosovare ka treguar paraqitje të mira, derisa u desh të kënaqej me vendin e tretë, shkruan GazetaBlic.

Ajo shkëlqeu në garën e repesazhit, ku mposhti garuesen portugeze, Telma Monteiro.

Paraprakisht fitoi ndaj azerbeixhanases, Alexandra-Larisa Florian. Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi xhudisten nga Hong Kongu, Po Sum Leung.

Ky triumf do të ndikojë në arkëtimin e shumë pikëve të reja olimpike për sportisten kosovare, kurse mbetet të shihet performanca e saj në turnetë e radhës.

/GazetaBlic/

02/08/2020 18:40

Nora Gjakova ia sjellë Kosovës medaljen e dytë nga Parisi