Sporti

Nora Gjakova e argjendtë në ‘Guangzhou 2018’

12/15/2018 12:01
nga:M K

Nora Gjakov, fiton medaljen e argjendtë në Mastersin Top-16

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në “World Masters Guangzhou 2018” shkruan faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, përcjellë GazetaBlic.

Xhudistja jonë u mund në finale nga japonezja, Tsukasa Joshida, në kategorinë -57 kg.

Nora shënoi tri fitore dhe një humbje. Medalja e argjendtë ia sjell asaj 1260 pikë Olimpike.

Në Mastersin që po mbahet në Kinë, po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

02/08/2020 18:40

Nora Gjakova ia sjellë Kosovës medaljen e dytë nga Parisi